Albana Osmani flet për planet e së ardhmes dhe zbulon emrin që ka zgjedhur për fëmijën e saj të parë

Mediale Vip

Albana Osmani flet për planet e së ardhmes dhe zbulon emrin që ka zgjedhur për fëmijën e saj të parë

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 12:57
Albana Osmani

Moderatorja e njohur, Albana Osmani, ka publikuar së fundmi një libër të titulluar “Çika në betejë me inteligjencën artificiale”.

E ftuar në “Ftesë në 5”, ajo tregoi më shumë detaje rreth këtij projekti, si dhe për jetën private.

“Çika”, sipas saj, i referohet të gjithë të rinjve. Ndërsa në lidhje me jetën private, moderatorja tha se ka bërë plane gjatë kohës që ka punuar.

“Kam menduar për planet e jetës. Kur je i dashuruar, mendoj se nuk ke kohë ta ndash me gjithkënd, kështu që unë e besoj dashurinë e vërtetë, jam person që sakrifikoj për të dhe do ta besoj gjithmonë kështu”,- u shpreh moderatorja.

Për më tepër, ajo zbuloi edhe emrin e fëmijës së saj të parë nëse do të ishte djalë: Aleksandër.

Ajo tregoi se në jetën reale ka shumë pak miq të cilëve u beson realisht dhe se nga bota e televizionit nuk ka të tillë.

Arsyeja, sipas saj, lidhet me faktin se televizioni është një vorbull që përthith shumë nga vlerat njerëzore, sepse është betejë për të qenë i pari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat