Del në dritë e vërteta e bujshme/ Çifti Clooney shkoi në dasmën mbretërore pa e njohur dyshen Harry-Meghan

Mediale Vip

Del në dritë e vërteta e bujshme/ Çifti Clooney shkoi në dasmën mbretërore pa e njohur dyshen Harry-Meghan

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 15:29
George dhe Amal Clooney dhe Harry, Meghan

Një e vërtetë e bujshme ka dalë në dritë për George dhe Amal Clooney.

Dyshja sot njihen si miq të afërm të çiftit mbretëror, por sipas gazetares Rachel Johnson, e cila ka intervistuar Lady Carolyn Bartholomew, kumbarën e princit William dhe mikeshë e princeshës Diana, George dhe Amal nuk i njihnin fare as Harry-n e as Meghan-in kur i panë në dasmë. Gjatë ceremonisë, Carolyn ka qenë pranë aktorit hollivudian dhe bashkëshortes së tij, dhe vetë George edhe pyetjes se si i kishin njohur Meghan-in dhe Harry-n i kishte dhënë një përgjigje duke e lënë gojëhapur.

Aktori i kishte thënë se nuk i njihte fare. Vetë gazetarja ka theksuar faktin që shumë nga personalitetet e ftuara në ceremoni si Oprah, David dhe Viktoria Beckam nuk mund të ishin të gjithë të afërt me çiftin mbretëror.

Megjithatë miqësia e Harry dhe Megahnit me George Clooney dhe Amal mund të ketë shpërthyer vërtet pas dasmës, pasi çifti mbretëror ka kaluar pushimet në vilën e George-it në gusht të 2018 në shoqërinë e Amalit dhe fëmijëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat