Stresi sapo ju hodhi një thumb gjithë vajzave

Mediale Vip

Stresi sapo ju hodhi një thumb gjithë vajzave

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 16:19
Stresi

Stresi i ka dedikuar  një këngë shumë të ndjerë nënë së tij 2 vite më parë në “Kënga Magjike”. Kënga e reperit shumë shpejt u kthye në himn për dashurinë ndaj nënave dhe disa djem gdhendën në trup thënie të shkëputura prej saj,

Mirëpo sot Stresi ka marrë një mesazh të çuditshëm nga një ndjekëse e saj, që reperi nuk e ka pritur fare mirë.

“Kjo dashuri për mamatë i bën meshkujt shqiptar edhe italian më pussies në botë”, i ka shkruar ndjekësja reperit në një foto.

Stresit nuk i ka shpëtuar ky mesazh dhe ka vendosur që përgjigjen e tij ta japë publikisht.

“Femrat shqiptare xheloze pse mashkulli i vet e don nanën e vet. Po ti vajzë a e don nënën tënde? Çdo grua, çdo femër ka pozicionin e vet tek burri, por mos harroni të gjithë kemi ardhur në jetë nga një grua”, ka shkruar reperi.

Image
Insta

Stresi ka treguar se ai ka një lidhje shumë të fortë me nënën e tij dhe se është personi i vetëm në botë që i përgjigjet në çdo moment. Ai ka thënë më herët se nëna i ka qëndruar pranë edhe në momentet më të vështira dhe se i vjen keq që i ka shkaktuar mërzitje të pamerituara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat