Emily Ratajkowski nuk ndalet më!

Mediale Vip

Emily Ratajkowski nuk ndalet më!

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 20:43
Emily Ratajkowski

Emily Ratajkowski zbuloi ditën e djeshme për “Vogue” se  shumë shpejt do të bëhet nënë. Modelja tha se ajo nuk do e tregojë kurrë gjininë e fëmijës dhe tregoi arsyen e këtij vendimi.

“Kur unë dhe im shoq i treguam miqve për shtatzëninë time, pyetja e parë e tyre ishte rreth gjinisë dhe se çfarë do të donim ne që të ishte. Ne duam t’ju përgjigjemi të gjithëve që nuk do të duam ta dimë gjininë derisa fëmija ynë të jetë 18 vjeç dhe ta vendosë vetë”, është shprehur Emily.

Siç duket ajo ka vendosur të mos ndalet më pas zbulimit të lajmit dhe së fundmi ka publikuar në rrjete sociale një foto të saj në të cilën shfaqet totalisht lakuriq. Modelja ka treguar barkun e rrumbullakosur dhe në ç’fazë të shtatzënisë ka arritur.

“20 javëshe, po njihem me trupin tim të ri”, ka shkruar ajo përkrah fotos.

Emily tregoi për Vogue se gjatë kësaj periudhe ajo nuk ka qenë fare e shqetësuar, madje ndihet në paqe me veten.

“Jam plotësisht dhe në mënyrë të pamohueshme e pafuqishme kur bëhet fjalë për pothuajse gjithçka në lidhje me shtatzëninë time: si do të ndryshojë trupi im, kush do të jetë fëmija im. Por çuditërisht nuk jam e shqetësuar. Në vend që të ndjej frikë, unë ndihem shumë në paqe. Tashmë jam duke mësuar nga ky person brenda trupit tim”, ka thënë modelja.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

20 weeks ? getting to know my new body

A post shared by Emily Ratajkowski (@emrata) on

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat