Mes Jennifer Aniston dhe Kanye West sapo nisi një “sherr” virtual

Mediale Vip

Mes Jennifer Aniston dhe Kanye West sapo nisi një “sherr” virtual

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 23:16
Jennifer Aniston dhe Kanye West

Javën e kaluar, aktorja e famshme Jennifer Aniston shprehu hapur mendimin e saj lidhur me votimet, duke deklaruar publikisht se do të votonte Joe Biden, pasi nuk është aspak “funny” fakti që Kanye të votohet për president.

Këtu nisi e gjitha!

Reperi i cili e përdor rrjetin social Twitter si një tabelë qitjeje për gjithçka, nuk e vonoi replikën kundër Aniston.

“Wow, intervista me Rogan i paska shokuar. As seriali ‘Friends’ nuk ishte “funny”- shkroi West.

Mirëpo, pasi përmendi serialin ku Jennifer kishte luajtur, në Twitter pati reagime të shumta që e detyruan Kanye-n ta fshijë postimin.

Më herët, Kanye tregoi se vendimi i tij për të kandiduar si president ishte frymëzim nga Zoti.

“Ishte diçka që Zoti më vuri në zemër që në vitin 2015. Disa ditë para ndarjes së çmimeve MTV, më erdhi një lloj ndriçimi në dush. Kur e mendova për herë të parë, thjesht fillova të qesh me vete dhe i gjithë ky gëzim erdhi në gjithë trupin tim, përmes shpirtit.”- u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat