Kobe Bryant dhe vajza e tij kanë lënë një gjurmë të madhe tek amerikanët

Mediale Vip

Kobe Bryant dhe vajza e tij kanë lënë një gjurmë të madhe tek amerikanët

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 06:45
Kobe Bryant dhe vajza e tij

Çdo vit një kompani në San Francisco, lëshon një listë me emrat më të përdorur për fëmijët. Javën e kaluar u publikua lista për 2020-ën, duke ndarë disa përfundime të habitshme.

Emri 'Kobe', ishte ngjitur shumë lart në listë, si një nga emrat më të zgjedhur për këtë vit, duke kaluar nga pika 216 në 379. Dhe emri i vajzës tij 13-vjeçare, Gianna, e cila ishte me të në aksidentin tronditës, pati një rritje popullariteti.

Pa dyshim që kjo rritje e popullaritetit të emrave lidhet me humbjen e tyre fatale.

"2020-a ka qenë një vit emocional për familjet, i mbushur me stres, humbje dhe pasiguri," tha në një deklaratë Linda Murray, kryeredaktorja globale e BabyCentre

Duket se në një kohë si kjo prindërit po kërkojnë ngushëllim duke emëruar foshnjat e tyre me emrat e njerëzve që admirojnë, veçanërisht të atyre që kanë ndërruar jetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat