Arbana Osmani tregon se sa i ndryshoi jeta pas lindjes së Diellit

Mediale Vip

Arbana Osmani tregon se sa i ndryshoi jeta pas lindjes së Diellit

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 14:14
Arbana Osmani dhe Joni

Moderatorja Arbana Osmani, është njëra ndër moderatoret më të talentuara dhe e pëlqyera në vend, kjo për shkak punës së saj shumë vjeçare që ka bërë, dhe emisioneve të ndryshme që ka prezantuar, ku  kanë rezultuar shumë të shikuara.

Ajo së fundmi është bërë nënë për herë të dytë, Joni i vogël tashmë është bërë me vëlla.

I vogli ka ardhur si një bekim në jetët e tyre kështu duke ndryshuar gjithçka, ndërsa tashmë familja është e lumtur dhe e plotësuar.

Pas diellit Arbana është bërë nënë me kohë të plotë dhe si duket shumë pak minuta gjatë ditës mund t’i ndajë ajo për vete, këtë e ka dëshmuar edhe vet moderatorja pasi ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram, ku në foto shihet një libër që Arbana paska pas muaj që e kishe kërkuar.

Ajo shkroi: “Kisha dy muaj që e prisja këtë libër, tani do të pres dy vite që ta lexoj. Sot lexova një faqe. Po ecim mirë,”.

Kujtojmë se më herët, moderatorja ndau momentin e takimit të parë të Jonit me Diellit, me një foto ku shihen dy duart e vëllezërve, duke na emocionuar të gjithëve.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat