Ky është detaji interesant në veshjet e Jonida Vokshit pas lindjes së vajzës!

Mediale Vip

Ky është detaji interesant në veshjet e Jonida Vokshit pas lindjes së vajzës!

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 16:50
Jonida Vokshi

18 Qershori i kësaj vere solli në jetën e Jonida Vokshit dhe bashkëshortit Besnik Krapi bekimin më të madh të dyshes; vajzën të cilën prindërit e pagëzuën me emrin Emi.

Pas lindjes së vajzës, lajmi që ka zënë më shumë vend në portale rreth Jonida Vokshit kanë qenë format perfekte fizike që moderatorja arriti të ketë edhe vetëm pak ditë pas lindjes.

E pyetur shpesh nga ndjekësit apo programe televizive, rreth ‘magjisë’ që e ka bërë Vokshin të vijë aq shpejt në formë bukuroshja e ëmbël e ekranit ka treguar se ajo ka treguar kujdes me ushqimin gjatë shtatzënisë si dhe ka patur shumë aktivitet fizik.

Dhe për të qëndruar sërish tek format e Jonidës; nuk e di nëse e keni vërë por së fundmi (si për të na zilepsur edhe më) mami i Emit preferon shumë një stil veshje; pantallona, funde apo streçe me bluza të shkurtra të cilat ja tregojnë qartë stomakun e sheshtë.

Po të mos e dinim moshën e Jonidës do të betoheshim se është një gjimnaziste bukuroshe e Prishtinës apo Tiranës.

Mund të jetë edhe rastësi që Jonida pëlqen së fundmi të ketë këtë stil veshje, ama  nuk ndodh shpesh të shohësh një mami që ka sjellë në jetë një bebe vetëm katër muaj më parë, të ketë një fizik të tillë, ndaj ne përfituam të bëjmë një lajm për Jonidën, barkun e sheshtë dhe bluzat e shkurtra…

Image
Jonida
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat