Brad Pitt i jep fund lidhjes me Nicole Poturalski

Mediale Vip

Brad Pitt i jep fund lidhjes me Nicole Poturalski

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 23:35
Brad Pitt, Nicole Poturalski

Brad Pitt dhe modelja gjermane Nicole Poturalski janë ndarë! Burime pranë çiftit kanë konfirmuar për “Page Six” se ata i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Sipas burimeve marrëdhënia mes dyshes nuk ka qenë shumë serioze dhe është mësuar se ndarja ka ndodhur pak kohë më parë.

Brad dhe Nicole u konfirmuan si të lidhur që në muajin gusht, kur aktori 56-vjeçar u pa me modelen 27-vjeçare në vilën e tij në Francë, të cilën Pitt e ndan me ish-bashkëshorten, Angelina Jolie. Altori u njoh për herë të parë me modelen në restorantin e burrit të saj, Roland Mary, në Berlin.

Fituesi i “Oscar” u njoh me pronarin e restorantit, Roland Mary, 68 vjeç, në vitin 2009 kur po xhironte për filmin Quentin Tarantino, “Inglorious Basterds”. Ai u kthye në restorantin e tij në gusht të 2019, pra pas 10 vitesh, kur  promovonte filmin e tij të fundit Tarantino, Once Upon A Time in Hollywood, me Leonardo Di Caprio dhe Margot Robbie. Dhe ishte pikërisht ajo natë gushti kur ai u takua me Nicole – e cila ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me ish-gruan e tij Angelina Jolie. 

Ndërkohë Nicole vazhdon të jetë ende e martuar dhe ka një djalë shtatë vjeçar të quajtur Emil me Roland. Ndërsa Pitt është baba i gjashtë fëmijëve me ish-gruan Jolie – Maddox, 19, Pax, 16, Zahara, 15, Shiloh, 14, dhe binjakët 12-vjeçar Knox dhe Vivienne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat