Ira na shkriu zemrat të gjithëve me urimin për 1-vjetorin e Dardit

Mediale Vip

Ira na shkriu zemrat të gjithëve me urimin për 1-vjetorin e Dardit

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 23:42
Gaz Paja dhe bashkëshortja e tij Ira Seferi

Si sot një vit më parë Gaz Paja dhe bashkëshortja e tij Ira Seferi u bekuan me një fëmijë. Ira solli në jetë një djalë, i cili u pagëzua me emrin Dard.

Në këtë ditë të shënuar mami Ira i ka dedikuar të voglit të saj disa fjalë shumë të ëmbla, që na shkrinë zemrat të gjithëve. Ajo ka publikuar në Instagram një foto të shkrepur para 1 viti, nga festa e organizuar për mirë se ardhjen e Dardit. Në foto Ira shfaqet duke mbajtur në krahë të voglin dhe i ka kujtuar se ajo do të jetë gjithmonë krahu ku ai mund të mbështetet.

“Gëzuar ditëlindjen e parë vogëlushi im! Uroj gjithë të mirat e botës për ty Dardush dhe mos harro që ke një krah për të fjetur gjithmonë! Mami të do shumë! P.s Sa shpejt kaloi në vit”, ka shkruar Ira në Instagram.

Image
Insta

Ndërkohë deri më sot as ajo dhe as Gazi nuk kanë publikuar një foto të plotë të vogëlushit, sepse janë përpjekur të ruajnë privatësinë e tij. Kujtojmë se çifti i njohur kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në qershor të vitit të shkuar, pak kohë pasi lidhja ishte bërë publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat