Një prej motrave me të famshme në botë infektohet me koronavirus, tregon simptomat: Kam kollë, ethe dhe dhimbje koke

Mediale Vip

Një prej motrave me të famshme në botë infektohet me koronavirus, tregon simptomat: Kam kollë, ethe dhe dhimbje koke

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 12:58
Khloe Kardashian

Ylli i klanit Kardashian, Khloe është infektuar me koronavirus.

Në një video në rrjetet sociale, një prej motrave  më të famshme në botë shfaqet me zë të ngjirur dhe tregoi se është prekur nga COVID-19.

“Sapo zbulova që jam me koronavirus,”– tha Khloe Kardashian. “Jam izoluar në dhomën time. Gjithçka do shkojë mirë, por isha vërtet keq për disa ditë.”

Ajo tregoi simptomat e saj duke thënë se ka “të vjella, kollitje, ethe, temperaturë të lartë dhe të ulët, si edhe dhimbje kokë, që është ndryshe nga dhimbja që i shkakton migrena e saj e zakonshme.”

Gjithashtu, Khloe, e cila është nënë e një vajze, inkurajoi veten dhe të gjithë njerëzit duke u shprehur: “Ne të gjithë do e kalojmë këtë, nëse njerëzit zbatojnë këshillat.”

“Zoti na bekoftë të gjithëve,”– përfundoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat