Aktori turk zbulon se si e thërret në shqip të birin

Mediale Vip

Aktori turk zbulon se si e thërret në shqip të birin

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 15:46
Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman

Dyshja e njohur, Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë një ndër çiftet më të komentuar të mediave jo vetëm shqiptare, por edhe atyre turke.

Më shumë se një vit më parë,ata u bënë prindër të një djali te cilin e quajtën, Efehan.

Shpesh çifti ndan momente nga përditshmëria e tyre më ndjekësit.

Mbrëmjen e djeshme, Tolgahan, ka postuar një foto ku shfaqet me të birin dhe zbulon se me përkëdheli e thërret atë në shqip “Klysh tigri”.

Ai sqaroi më tej në gjuhën turke, se Efehan pasi hëngri ushqim, do të shohë të atin në televizor, pasi çdo të mëkurë në ekranin turk transmetohet seriali “Seref Sozu”, ku Tolgahan luan rolin kryesor.

“Mama hëngra, tani do shoh babin-tha ky klysh tigri”, shkruan Tolgahan krah fotos së postuar. “Do ju ha të dyve, tigrat e mi”, komenton Almeda.

Me siguri, këtë epitet, Tolgahan e ka mësuar nga Amelda.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat