Komentohet gjatë edhe pas përjashtimit nga “Përputhen”, Shqipja ka dy fjalë: Rrugëtimi im...

Mediale Vip

Komentohet gjatë edhe pas përjashtimit nga “Përputhen”, Shqipja ka dy fjalë: Rrugëtimi im...

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 16:33
Shqipe Hysenaj

Shqipe Hysenaj është përjashtuar nga emisioni “Përputhen” pas debateve të shumta që u krijuan në studio rreth një javë më parë. Ishte takimi i Teas me Gracianon që krijoi shumë tension në studio.

Graciano pak kohë më parë zbuloi orientimin e tij seksual dhe Shqipja ishte kundër. Madje ajo u nervozua shumë me Tean kur e zgjodhi atë për takim, dhe biseda në studio u degjenerua në sharje e fyerje.

“Avash, qetësohu, të paska bërë keq baloni më duket”, duke iu referuar këtu ndërhyrjes që Tea ka bërë në stomak”, i tha në një moment Shqipja Teas.

Ndërkohë si konkurrentët ashtu edhe publiku është i ndarë në dy pjesë, pasi ka nga ata që mendojnë se largimi i Shqipes nga programi është i drejtë, e ka të tjerë që shprehen se duhet që t’i japin edhe një mundësi të dytë. Teksa ka nga ata që po presin rikthimin e saj në “Përputhen”, Hysenaj ka vendosur që të reagojë edhe njëherë përmes postimeve në rrjetet sociale.

Në një postim në “Instastory”, Shqipja theksoi se rrugëtimi i saj në “Përputhen” ka mbaruar, e shtoi se nuk do të shfaqet më në emision. Megjithatë 28-vjeçarja tha se për çdo vendim do të lajmërojë fansat e saj.

Image
Shqipe Hysenaj

“Rrugëtimi in në Përputhen ka përfunduar që në momentin që nxora këmbë nga ajo studio... Prandaj ju lutem në qoftë se jeni duke më pritur të shfaqem në emision mos e çoni kohën dëm për mua... Për çdo të re..., do jeni të parët që do informoj. Faleminderit për sportin”, shkruan Shqipja në postimin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat