Kivanç Tatlitug shkëmben mesazhe romantike me bashkëshorten për ditëlindjen e tij

Mediale Vip

Kivanç Tatlitug shkëmben mesazhe romantike me bashkëshorten për ditëlindjen e tij

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 17:18
Kivanç Tatlitug, Basak Dizer

Aktori më i famshëm i telenovelave turke, Kivanç Tatlitug, ka festuar së fundmi 37-vjetorin e lindjes. Ai mori mesazhe të shumta urimi nga fansa e miq të tij, por sigurisht më speciali ishte ai i bashkëshortes, Basak Dizer.

Ajo ka publikuar në rrjete sociale disa fotografi nga pushimet e tyre të vitit të shkuar dhe i ka dedikuar të shoqit disa fjalë mjaft të ëmbla. “Uroj të kem sa më shumë aventura me ty”, i ka shkruar Basak aktorit.

Ndërkohë nuk ka munguar as përgjigja e këtij të fundit, që ju tërhoqi vëmendjen të gjithëve.

”Aventurat sapo kanë filluar me ty”, ja ka kthyer ai.

Tatlitug dhe Dizer janë martuar në vitin 2016-të së bashku dhe para pak kohësh aktori i bëri një super dhuratë bashkëshortes së tij. Kivanç investoi 1 milion euro për t’i marrë me qera një butik në Bodrum bashkëshortes, sepse ajo po mendon të hapë një brand të sajin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat