Nje super potpuri gurbeti sjell Liria Camaj

Mediale Vip

Nje super potpuri gurbeti sjell Liria Camaj

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 18:15
Liria Camaj

Ashtu si të gjithë këngëtarët edhe ajo ka qenë e ndikuar apo të themi e bllokuar sidomos gjatë verës për shkak të pandemisë, por është shumë optimiste dhe siç na tregon se jeta duhet vazhduar dhe dhashtë Zoti që të dalim nga kjo situatë.

Po flasim për këngëtaren Liria Camaj e cila megjithëse ka pasur projekte të tjera muzikore me ide ajo ka ardhur pak ditë më parë me një super potpuri gurbeti duke marrë pjesë në xhirimer e fund-vitit në TV Blue Sky me pronar Gëzim Brahusha.

Kjo potpuri që mund ta shihni e dëgjoni më poshtë ka nisur të pritet mjaft mirë e është realizuar në SB Studio te maestro Samir Beqaj, një temë e bukur e reale si shenjë respekti për shqiptarët që jetojnë larg e kudo nëpër botë e që kur rikthehen në vendlindje e gjallërojnë dhe zbukurojnë vendin. Liria është mjaft e kënaqur se si po pritet kënga ndërsa neve na falenderon për përkrahjen duke mos harruar dashmirësit që e përkrahin atë. Artistja nga Tuzi ka një super jetë familjare dhe si një bashkëshorte e mirë dhe nënë përveç muzikës ajo i përkushtohet familjes së saj të bukur.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat