Bebe Rexha shfaq patriotizmin e saj, krenohet që i ka bërë flokët kuq e zi

Mediale Vip

Bebe Rexha shfaq patriotizmin e saj, krenohet që i ka bërë flokët kuq e zi

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 18:59
Bebe Rexha

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, i mahniti të gjithë kur në klipin e fundit me Doja Cat, u shfaq me një stil krejt ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim zakonisht.

Ajo i ngjyrosi flokët e saj në të kuqe me rrënjët e saj të zeza, duke bërë kështu një ndryshim drastik në dukjen e saj.

Jo si pa qëllim, këto ngjyra përkojnë edhe me ngjyrat e flamurit kombëtar shqiptar.

E lumtur dhe krenare me këtë pamje, Bebe Rexha publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi me flokët kuq e zi, teksa në mbishkrimin e fotografisë vendosi dy emoji në formë zemre me këto dy ngjyra.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

❤️?

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

Pëlqimet dhe komentet e shumta nuk kanë munguar, veçanërisht nga fansat shqiptarë, të cilët me mburrje e kanë vlerësuar këtë prezantim të këngëtares.

Bebe Rexha është krenuar gjithmonë me vendin e saj të origjinës, teksa në dhjetor të vitit të kaluar, ajo mori rrugën nga ShBA për në Shqipëri, për të vizituar disa zona të prekura nga tërmeti.

Ajo gjithashtu hapi një fond grumbullimi online, ku përmes ndikimit të saj arriti që të mbledhë mjaftueshëm të holla, për të rindërtuar dy shtëpi të familjeve shqiptare të rrënuara nga tërmeti i nëntorit 2019.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat