Fëmija i kap “mat” në dhomën e gjumit, ja reagimi i Elona Duros

Mediale Vip

Fëmija i kap “mat” në dhomën e gjumit, ja reagimi i Elona Duros

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 21:12
Elona Duro

Në studion e emisionit “Ftesë në 5”, u fol mbi momentet e sikletshme që lidhen me fëmijët, duke marrë parasysh këtu, një përqafim apo një puthje në sy të tyre me partnerin/en, por edhe nëse ata i kapin ‘mat’ mund të themi në momente intime.

Moderatorja Elona Duro, tha se djali i saj është ende i vogël e deri më tani nuk ka pasur të tilla situata. Por nëse në një të ardhme do të ndeshet me ndonjë episod të tillë, ajo do të përpiqet t’ia shpjegojë të gjithë gjënë.

“Nuk e di shyqyr zotit nuk e kemi as në dhomë, flemë në dhomë më vete. Kam përshtypjen do ta përcjell në dhomën e vet. Nuk e kam menduar ndonjëherë, do t’i them është një përqafim shumë i dashur për mamin e babin. Tek dhoma e prindërve gjithmonë përqafohemi. Kur të jesh dhe ti një ditë me princeshën tënde do të përqafohesh në dhomën e gjumit”, tha Elona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat