Scarlett Johansson i jep fund beqarisë

Mediale Vip

Scarlett Johansson i jep fund beqarisë

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 22:12
Scarlett Johansson

Është martuar këngëtarja dhe aktorja e njohur amerikane.

Scarlett Johansson dhe Colin Jost janë zyrtarisht të martuar, shkruan CNN.

Aktorja dhe ylli i “SNL” u kurorëzuan gjatë fundjavës “në një ceremoni private me familjen e tyre të ngushtë dhe më të dashurit e tyre”, sipas një postimi nga “Meals on Wheels”, i cili dha lajmin, duke thënë se ishte “dëshira e martesës” së çiftit për të tërhequr vëmendjen për bamirësinë.

Në atë postim thuhet se dasma e Johansson dhe Jost u bë duke respektuar “masat paraprake të sigurisë ndaj COVID-19 siç drejtohet nga CDC”.

Dyshja u fejuan në maj të vitit 2019 pas dy vitesh lidhje.

Kjo është martesa e parë e Jost. Johansson është martuar dy herë më parë, me aktorin Ryan Reynolds dhe me biznesmenin francez Romain Dauriac. Ajo dhe Dauriac kanë një vajzë. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat