Reagimi i Rita Orës pas sulmit në Francë

Mediale Vip

Reagimi i Rita Orës pas sulmit në Francë

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 22:52
Rita Ora

Rita Ora është solidarizuar me viktimat e sulmit në Francë.

Tre persona kanë mbetur të vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi pranë kishës Notre Dame në Francë.

Sulmi nxiti reagime të shumta, brenda dhe jashtë Francës, ndërsa Macron u zotua se do të vendos mijëra trupa të tjerë për të mbrojtur vendet kryesore, të tilla si vendet e kultit dhe shkollat.

Sulmi ka filluar rreth orës 9 të mëngjesit gjatë një meshe në basilikën “Notre Dame”, që është kisha më e madhe katolike në Nice, meqë rast njërës prej viktimave i është prerë koka.

Lidhur me këtë ngjarje të trishtë ka reaguar edhe këngëtarja shqiptare Rita Ora, e cila është solidarizuar me viktimat në Francë.

“Mendimet dhe lutjet e mia janë me viktimat në Nice dhe familjet e tyre”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, Rita kohë më parë vizitoi Francën për një periudhë të shkurtër, ndërsa tani po punon për këngët e reja.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat