Ghetto Geasy dhe Majk bëhen bashkë për një tjetër duet?

Mediale Vip

Ghetto Geasy dhe Majk bëhen bashkë për një tjetër duet?

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 23:08
Ghetto Geasy dhe Majk

Getoar Selimi dhe Majk janë dy emra shumë të suksesshëm në tregun e muzikës vendore.

Ata njihen për një numër të madh projektesh muzikore, ndërsa nuk kanë munguar as duetet mes dy artistëve.

Meqë gjatë këtij viti nuk ishin aktiv me koncerte, ata janë fokusuar të punojnë në studio për këngët e reja.

Mbrëmjen e sotme, dy artistët publikuan foto në studio muzikore, ku shihen duke ‘gatuar’ diçka të re.

Edhe pse nuk kanë dhënë ndonjë detaj, ata kanë lënë të hapur mundësinë se po përgatisin një tjetër bashkëpunim.

“Zhytem”, është kënga e fundit nga Majk dhe Geti, e cila u publikua në qershor të këtij viti dhe mori mbi 20 milionë klikime. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat