E pyetët edhe ju veten pse Kylie nuk ishte e pranishme në festën e ditëlindjes së Kim Kardashian?

Mediale Vip

E pyetët edhe ju veten pse Kylie nuk ishte e pranishme në festën e ditëlindjes së Kim Kardashian?

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 10:13
Kylie Jenner, Kim Kardashian

Festa e ditëlindjes së Kim Kardashian dhe udhëtimi drejt ishullit privat në Haiti u bë kryefjala e të gjitha mediave dhe foto të shumta qarkulluan në rrjet.

40-vjeçarja u shfaq pranë personave më të dashur, mamasë, vëllait e motrave të saj mirëpo me siguri e vutë re se në çdo foto mungonte Kylie Jenner.

22-vjeçarja nuk ka udhëtuar me familjen për të festuar organizimet fantastike të ditëlindjes së Kim-it dhe fansat menduan se diçka nuk shkon mes motrave.

Kjo pasi Kylie nuk ishte gjithashtu e pranishme në episodin e 40-vjetorit të Kim për “Keeping Up With The Kardashians”.

Mirëpo, mediat e huaja tregojnë se s’ka vend për panik, pasi raportet mes motrave janë të shkëlqyera.

E vetmja arsye që Kylie mungoi në festën e 40-vjetorit të Kim-it ishte pasi ajo gjendjen në Houston bashkë me  Travis. (me të cilin është ribashkuar më në fund!)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat