Brooklyn uroi me fjalët më të bukura Nicola-n për përvjetorin e parë!

Mediale Vip

Brooklyn uroi me fjalët më të bukura Nicola-n për përvjetorin e parë!

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 12:32
Brooklyn dhe Nicola

Brooklyn dhe Nicola kanë festuar ditën e djeshme përvjetorin e parë të lidhjes dhe padyshim nuk kishin si të mungonin urimet publike.

Brooklyn ndezi rrjetin duke postuar dy foto nga vaska, ku shihen duke u puthur teksa i ka shkruar edhe disa super vargje:

Gëzuar përvjetorin e parë, zemër. Jam njeriu më me fat që të kam në krah. Mezi po pres të plakem me ty dhe të krijojmë familje. Të dua shumë.

Brooklyn para pak muajsh zyrtarizoi me fejesë lidhjen e tij me aktoren dhe të dy kanë nisur të planifikojnë martesën dhe duket se kanë menduar gjithçka me detaje.

Por, një lajm i papritur ka ardhur pak ditë më parë nga mediat britanike që shkruajnë se ata kanë vendosur ta shtyjnë dasmën e tyre për shkak të pandemisë.

Në dasma tani lejohen vetëm 15 të ftuar dhe duket se kjo ka qenë një nga arsyet pse kanë vendosur ta shtyjnë celebrimin e tyre.

21-vjeçari mendon të organizojë dy dasma me aktoren 25-vjeçare, sepse mendojnë që të kurorëzohen në të dyja anët e Atlantikut.

Nga ana tjetër ata kanë fituar më shumë kohë për përgatitjet. Thuhet se Brooklyn po mendon që të gjithë organizimin ta realizojë brenda familjes dhe dy vëllezërit e tij Romeo e Cruz do të jenë shoqëruesit e tij.

Ish-futbollisti, David Beckham do të qëndrojë pas dy ceremonive, ndërsa Victoria Beckham do të kujdeset që të stilojë fustanin e nusërisë së Nicola-s.

Një mik i Brooklyn ka treguar se ai është shumë i fokusuar pas familjes dhe se të gjithë janë mjaft të lidhur me njëri-tjetrin.

Martesa mes Beckham dhe Peltz pritet të jetë një nga ceremonitë më të famshme të 2021-shit dhe Brooklyn i beson vetëm familjes së tij për planifikimin.

Thuhet se ceremonia në Amerikë do të mbahet nën masa më të rrepta sigurie se sa ajo në Britani.  Fustani do të dizajnohet posaçërisht për Nicolan nga studioja e Victoria Beckham dhe skicat e para janë gati.

Kjo do të jetë hera e tretë që ish-pjesëtarja e grupit Spice Girls do të prodhojë një fustan për një personazh të famshëm. Në vitin 2016-të Eva Longoria i kërkoi që t’i stilonte fustanin e nusërisë, ndërsa Meghan Markle veshi një fustan të Victtoria Beckham për ditën e Krishtlindjes.

Image
Brooklyn dhe Nicola
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat