Si arriti Kanye ‘ta sillte në jetë’ të atin e Kim-it? Ç’janë hologramet dhe si funksionojnë ato

Mediale Vip

Si arriti Kanye ‘ta sillte në jetë’ të atin e Kim-it? Ç’janë hologramet dhe si funksionojnë ato

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 18:06
Ilustrim

Kanye West i bëri bashkëshortes së tij, Kim Kardashian një dhuratë të pazakontë për ditëlindje. Ai i mundësoi një “takim” më të atin e ndjerë dhe ky i fundit pati një mesazh emocionues për Kim-in (lexoni më shumë). Robert Kardashian u vendos përballë së bijës përmes iluzioneve të krijuara me holograme, por çfarë janë hologramet dhe si funksionojnë ato?

Hologramet janë kudo rreth nesh. Madje i keni edhe më afër sesa mund ta mendoni ... në fakt, ato ndoshta janë në xhepin ose portofolin tuaj tani. Karta e kreditit, paratë ose patenta juaj janë shembuj perfekt.

Hologramet janë ato modelet (si stampa) me shkëlqim metalik, me imazhe fantazmë që “lundrojnë” brenda tyre që ndihmojnë në mosfalsifikimin e tyre. Ato janë shumë të vështira për t'u riprodhuar kështu që ndihmojnë kundër kopjeve të paligjshme të kartëmonedhave. Kartat e kreditit zakonisht kanë holograme dhe paketat e softuerëve gjithashtu shpesh kanë vula hologramatike për të provuar vërtetësinë e tyre.

Mirëpo, teknologjia prapa tyre është mjaft komplekse.

Çfarë lloje hologramash ekzistojnë?

Ekzistojnë lloje të ndryshme të zgjidhjeve holografike, por ai më i famshmi dhe që është diskutuar më shumë është efekti "Pepper's Ghost", përmes të cilit “janë ringjallur” shumë personazhe të famshëm. Njësoj siç ndodhi me të atin e Kim Kardashian apo me 2Pac në Coachella, 2012.

Rikujtojmë skenën: Është viti 2012, vendndodhja, Coachella - një nga festivalet më të famshëm të muzikës në botë të mbajtur në Kaliforni. Në publik, 80,000 fansa po shikojnë ndërsa ikonat e repit Dr. Dre dhe Snoop Dogg ngjiten në skenë.

Sapo ata e përfundojnë performancën e tyre me "California Love", interpretuar fillimisht nga Dre dhe legjendari 2Pac, skena bëhet e zezë. Nga errësira, shfaqet një figurë. Atje, qëndron menjëherë para turmës, vetë 2Pac. Por si mund të ndodhë kjo, kur 2Pac ndërroi jetë në vitin 1996?!

Reperi i ndjerë që mbërriti në skenën në Coachella-s ishte, në fakt, një projeksion 3D, i krijuar me një efekt hologram. Kjo është bërë duke përdorur një teknikë të vjetër holografike të quajtur efekti "Pepper's Ghost" dhe më pas është azhornuar për të dalë në skenë.

Kjo është një mënyrë për të rikrijuar një imazh fantazmë holografik, por, natyrisht, vjen me sfidat e veta. Ka shumë njerëz që janë pro dhe shumë të tjerë që janë kundër këtij lloji të hologramit.

Në një “Pepper's Ghost Illusion”, kur një imazh i vërtetë ose i regjistruar pasqyrohet në një ekran transparent në një kënd 45o, shikuesit shohin një imazh virtual të pasqyruar që duket se ka thellësi dhe shfaqet nga askund. Ky iluzion vazhdon të përdoret në shfaqje argëtuese, teatro dhe vende të tjera.

Hologramet e vërteta janë imazhe 3D të krijuara nga ndërhyrja e rrezeve të dritës. Ata duhet të jenë në gjendje të shikohen nga çdo kënd dhe të lejojnë shikuesin të shohë objektin nga anët e shumta. Hologramet e vërteta mund të shihen pa nevojën e lenteve speciale, ekraneve ose rekuizitave të tjera.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat