“Jam kaq mirënjohës”- Këngëtari shqiptar pjesë e albumit të yllit botëror, Ariana Grandes

Mediale Vip

“Jam kaq mirënjohës”- Këngëtari shqiptar pjesë e albumit të yllit botëror, Ariana Grandes

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 07:36
Ariana Grande

Këngëtari shqiptar Stanaj ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm. Vetëm 26-vjeç dhe ai është bërë pjesë e albumit të ri të Ariana Grandes.

Stanaj shkroi tekstin e një prej këngëve të albumit “Posion”, që doli në treg vetëm pak orë më parë.

“Ju thashë që kam qëndruar në qetësi. Vërtet jam kaq mirënjohës për miqësinë time me Ariana Granden. Shumë mirënjohës që jam pjesë e këtij albumi. Për të gjitha ata që janë pranë meje, faleminderit. Tani kemi më shumë muzikë përgjatë rrugës,”– shkroi ai.

Ky është vetëm një hap i këngëtarit shqiptar drejt suksesit në tregun ndërkombëtar muzikor.

Disa prej këngëve të tij janë “Romatic”, “Love me” dhe “Ain’t love strange”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat