Dëshira më e madhe që iu realizua Fjoralbës për 2020-ën paska të bëjë me fëmijët!

Mediale Vip

Dëshira më e madhe që iu realizua Fjoralbës për 2020-ën paska të bëjë me fëmijët!

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 07:55
Fjoralba Ponari

Pak ditë më parë, moderatorja Fjoralba Ponari tregoi e lumtur për ndjekësit e saj në Instagram se i ishte realizuar dëshira më e madhe që kishte shprehur për vitin 2020.

Ajo shpërndau një foto të asaj dite në Instastory, duke treguar se kjo dëshirë tashmë ka marrë jetë, por për ta zbuluar se për çfarë bëhet fjalë duhet të prisnim edhe pak.

"Mua mu plotësua dëshira. Mezi pres ta ndaj me ju!”-ka shkruar Fjoralba.

Image
Insta

Mirëpo, Fjoralba ka vendosur të mos na lërë kuriozë për shumë gjatë duke zbuluar detaje nga dëshira e saj.

Në InstaStory, moderatorja ka publikuar një video ku rrethohet nga fëmijë që e përqafojnë, ndërsa mendja na shkoi tek një projekt i ri me fëmijë.

“Po u jap një të dhënë mbi të rejat e fundit”- ka shkruar ajo krahas videos.

Me siguri duhet të jetë një emision i ri me fëmijë, të cilin do ta moderojë Fjoralba, e cila duket se i do shumë fëmijët.

Image
Insta

Megjithatë, mbetet të presim për të mësuar më shumë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat