Bashkëpunim mes tyre? Ja si qëndron e vërteta pas fotos së Kidës dhe Ledrit

Mediale Vip

Bashkëpunim mes tyre? Ja si qëndron e vërteta pas fotos së Kidës dhe Ledrit

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 14:26
Kida, Ledri

1 javë më parë Ledri Vula dhe Kida publikuan një foto ku shfaqeshin të dy bashkë dhe menjëherë nisën aludimet për një duet mes tyre. Ata të dy shfaqeshinn me disa kunguj përreth. Kështu artistët treguan se kishin nisur përgatitjet për “Halloween”, por fansat u shprehën të bindur se kishte diçka më shumë përtej kësaj fotografie.

Ledri dhe Kida kanë treguar se kanë një miqësi shumë të ngushtë, mirëpo nuk i kemi parë shpesh të shfaqen bashkë në një foto, ndaj fansat e tyre shpresuan për një bashkëpunim.

Mirëpo këto aludime nuk janë fare të vërteta dhe ata nuk kanë në plan ndonjë projekt me njëri-tjetrin. Prive ka mësuar se përpos miqësisë së sinqertë mes tyre, duet nuk do të ketë, të paktën për momentin.

Me siguri fansave të dyshes nuk do ju pëlqej aspak ky lajm, duke qenë se ata kanë kohë që e presin një bashkëpunim. Ndërkohë para pak javësh Ledri publikoi projektin e tij më të ndjerë muzikor, “Si baba”, si dedikim për vajzën që pritet të vijë së shpejti në jetë. Ndërsa kënga e fundit e Kidës është “Edhe Sa”, që rezultoi një hit i vërtetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat