“Legjendat nuk vdesin kurrë”, Gashi kujton aktorin Sean Connery

Mediale Vip

“Legjendat nuk vdesin kurrë”, Gashi kujton aktorin Sean Connery

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 17:00
Gashi

Gashi ka publikuar një imazh të aktorit Sean Connery.

Ka reaguar rep artisti shqiptar Gashi, pas lajmit për vdekjen e aktorit legjendar Sean Connery.

Gashi publikoi një imazh të aktorit të ndjerë duke treguar se nuk e priti mirë lajmin për vdekjen e tij, “Legjendat nuk vdesin kurrë”, qe mbishkrimi i fotografisë së publikuar ku aktori shihet në moshë më të re duke mbajtur një revole në dorë, mbase foto e shkëputur nga filmi “James Bond”.

Ndërsa reperi shqiptar me famë botërore, është vetëm njëri nga shumë fytyrat publike të showbizit që kanë reaguar për vdekjen e Sean Connery.

Gashi së fundmi publikoi bashkëpunimin me Kelvyn Colt, me titull “Benz I Know”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat