Familja e aktorit të njohur turk preket nga tërmeti i frikshëm

Mediale Vip

Familja e aktorit të njohur turk preket nga tërmeti i frikshëm

Më: 1 nëntor 2020 Në ora: 00:17
Berk Atan

Tërmeti i frikshëm që goditi Izmirin e Turqisë ka shkaktuar dëme të shumta. Deri më tani, 28 persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi 800 kanë mbetur të lënduar.

Në mesin e atyre që pësuan dëme materiale është edhe familja e aktorit të njohur turk, Berk Atan i njohur më shumë për rolin e “Savashit” te seriali i njohur “Vajzat e diellit”.

Përmes në njoftimi në Twitter, Berku njoftoi se prindërit e tij kanë shpëtuar por shtëpia e tyre ka pësuar dëme.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat