Zi në familjen Gjebrea, Arditi prek me fjalët: Mjeku që nuk u lodh për askënd

Mediale Vip

Zi në familjen Gjebrea, Arditi prek me fjalët: Mjeku që nuk u lodh për askënd

Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 20:14
Ardit Gjebrea

Pasditen e sotme ndërroi jetë mjeku Shpëtim Gjebrea, i ati i deputetes së PS-së, Elona Gjebrea.

Moderatori dhe këngëtari i njohur Ardit Gjebrea, nipi i të ndjerit, ka ndarë me ndjekësit e tij në ‘Instagram’ lajmin e trishtë, ku i dedikon edhe disa fjalë prekëse.

Arditi tregon se xhaxhai i tij ka qenë shembull i mirësisë.

“Një engjëll tjetër i shtohet familjes Gjebrea, xhaxhai im…”, shkroi Ardit Gjebrea.

“Shembulli i mirësisë, dashuria e bashkëshortes dhe dy vajzave, kujdesi i të gjithëve, mjeku që nuk u lodh për askënd”.

“Në paqe shpirti yt! #shpetimgjebrea”, shkroi Arditi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat