Jonida Vokshi do të jetë prezantuesja e Festivalit të Këngës këtë vit?

Mediale Vip

Jonida Vokshi do të jetë prezantuesja e Festivalit të Këngës këtë vit?

Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 18:28
Jonida Vokshi

Pak ditë më parë u publikuan emrat e artistëve pjesëmarrës në Festivalin e 59-të të Këngës. Mirëpo, mbeti mister se kush do ta prezantonte festivalin e këtij viti. Ndërsa sot, Isli Islami na dha një indicie.

E ftuar në “Wake Up”, Jonida Vokshi foli për propozimin që i është bërë për të qenë ajo prezantuesja. Në fund të programit Isli e pyeti nëse do ta prezantojë ajo, meqë i ishte propozuar.

“Kush ma ka propozuar? Tani po e marr vesh edhe unë?” –u përgjigj Jonida duke qeshur, ndërsa më pas vazhdoi: “Jam duke e menduar”.

Nuk e dimë për ju, por ne na u duk më shumë si një “Po”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat