Dua Lipës nuk po i ndalen sukseset me projektet e reja.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, aktualisht është ndër emrat më të kërkuar në industrinë e muzikës.
Artistja, me anë të një postimi në Instagram ka bërë të ditur se kënga e saj “Levitating” në duet me DaBaby, ka shënuar një sukses të ri.
Ajo është certifikuar me pllakatën e argjendtë, andaj shprehet tejet e lumtur për këtë arritje.
Ndryshe, ylli gjatë ditës së djeshme ka publikuar këngën “Fever”, e cila ka marrë afro 3 milionë klikime për pak orë.