Beyonce heq dorë nga turneu botëror për 2021, shkak COVID-19

Mediale Vip

Beyonce heq dorë nga turneu botëror për 2021, shkak COVID-19

Më: 7 nëntor 2020 Në ora: 14:35
Beyonce

Beyonce nuk do ta mbajë turneun e planifikuar, por në vend të kësaj do të hidhet në arenën e koncerteve virtuale, teksa po vazhdon punën për albumin e ri.

Kriza COVID-19 në thelb e ka vendosur industrinë e muzikës live në një ngërç që kur virusi u konsiderua pandemi në mes të marsit, shkruan Daily Mail.

Si rezultat, disa nga yjet më të mëdhenj të botës që atëherë kanë përdorur koncerte virtuale si një mënyrë për të qëndruar në qendër të vëmendjes dhe pranë fansave të tyre.

Derisa ka vendosur ta publikojë një solo-album të ri dhe koronavirusi po bën ende kërdi, Beyonce ka vendosur që të heq nga planet e saj turneun për vitin 2021 dhe po bashkohet në radhën e artistëve që do të interpretojnë përmes transmetimeve live.

Duke dashur të dallohet nga të tjerët, Beyonce dëshiron t’i japë përvojën e saj unike asaj virtuale, duke e bërë më të mirën për fansat.

“Beyonce dhe ekipi i saj aktualisht po hartojnë një plan për të krijuar një koncert virtual të drejtpërdrejtë për të kënduar këngët e saj të reja më 2021, tani që nuk mund të bëjë turne për shkak COVID-19”, tha një burim i afërt me pop-yllin.

Artistja, që është 24 herë fituese e “Grammy”, së fundi ishte në turne nga fundi i viteve 1990 dhe po planifikonte sërish të nisë këtë rrugë më 2021, para se të përhapej pandemia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat