Klea Huta tregon si i riktheu format trupore menjëherë pas lindjes së djalit

Mediale Vip

Klea Huta tregon si i riktheu format trupore menjëherë pas lindjes së djalit

Më: 7 nëntor 2020 Në ora: 15:01
Klea Huta

Klea tregoi se cili është ‘sekreti’ që fshihet pas humbjes në peshë shumë shpejt pas lindjes.

Klea Huta dhe Elgit Doda gjatë muajit qershor të këtij viti, u bënë prindër për herë të parë.

Moderatorja solli në jetë një djalë, të cilin vendosën ta quanin Krid.

Një detaj që të gjithëve u ka rënë në sy tek Klea, ishte fakti se ajo humbi shumë peshë menjëherë pas lindjes.

Në fotografitë që i solli në rrjete sociale, ajo la të gjithë pa tekst me ndryshimin, kurse së fundi tregoi se su arriti të bie në peshë.

Në përgjigjen që ia dha një ndjekëses në Instagram, Klea shkruan “Mendoj që është dhe gjentike por asgjë e jashtëzakonshme. Prej disa komplikacioneve pas lindjes, m’u desh të hiqja dorë nga buka dhe kam ngrënë vetëm supëra, lëngje të shtrydhura, gjellë pa bukë. Dhe muajin e parë hoqa 16 kg nga 19 që mora gjithsej”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat