Jesy Nelson mungon në “MTV EMA” dhe finalen e “Little Mix: The Search”, kjo është arsyeja

Mediale Vip

Jesy Nelson mungon në “MTV EMA” dhe finalen e “Little Mix: The Search”, kjo është arsyeja

Më: 7 nëntor 2020 Në ora: 15:42
Jesy Nelson

Jesy Nelson është tërhequr nga roli i saj prezantues në finalen e së shtunës në mbrëmje në Live Mix: The Search, shkruan BBC.

29-vjeçarja duhej të shfaqej së bashku me shoqet e saj të grupit në episodin e fundit të shfaqjes së talentëve në BBC One.

Por një zëdhënës i grupit tha në një deklaratë: “Jesy nuk është mirë dhe nuk do të paraqitet në finalen e mbrëmjes së sotme të Little Mix The Search.

“Ajo gjithashtu nuk do të jetë prezantuese ose interpretuese në MTV EMAs [European Music Awards]”. thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Deklarata, e cila u lëshua të shtunën në mëngjes, nuk e bëri të qartë se çfarë nuk shkon me Nelson ose sa e sëmurë është.

Njoftimi vjen një ditë pasi Little Mix publikoi albumin e tyre të gjashtë, Confetti.

Grupi do të ishin edhe nikoqire të MTV EMA të dielën në mbrëmje, ngjarje që do të filmohet në vende të ndryshme nëpër botë për shkak të pandemisë COVID-19.

Mendohet se Leigh-Anne Pinnock, Perrie Edwards dhe Jade Thirlwall do të mbajnë akoma ceremoninë, e cila do të shfaqë performanca nga Doja Cat, Sam Smith, DaBaby dhe Alicia Keys.

Muajin e kaluar, xhirimet në Little Mix: The Search u ndërprenë pasi një “numër i vogël njerëzish” të përfshirë në seri doli pozitiv me COVID-19.

Grupi nuk ishte mes atyre që ishin pozitivë, por Thirlwall u izolua si një masë paraprake. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat