Elita i thotë Gjikos bashkëpuno me Dhurata Dorën, por jo me këtë këngëtare shqiptare!

Mediale Vip

Elita i thotë Gjikos bashkëpuno me Dhurata Dorën, por jo me këtë këngëtare shqiptare!

Më: 8 nëntor 2020 Në ora: 00:00
Elita dhe Gjiko

Elita Rudi dhe Gjiko ishin një ndër çiftet e ftuara puntatën e shtatë të “Shiko Kush LUAN” me moderatore dhe autore Luana Vjollcën.

Kjo puntatë u cilësua si puntata e “Shën Valentinit” dhe sfida e fundit për sonte ishte “Ndaje ose French Kiss”, ku çiftet duhet të putheshin nëse refuzonin t’i përgjigjeshin pyetjeve pikante.

“Elita, meqenëse Gjiko nuk donte që t’i të intervistoje Milaim Zekën (qoftë edhe me shaka) ndaj me ne sot në “Shiko Kush LUAN” emrin e këngëtares shqiptare që nuk do ta lejoje kurrë bashkëshortin tënd të bashkëpunonte, si dhe emrin e këngëtares që mendon se do të prodhonin sukses si dyshe.
Ndaje me ne sot ose “French Kiss”, – ishte kjo pyetja që iu bë moderatores nga partneri i saj.

Elita preferoi t’i përgjigjej kësaj pyetje dhe do që partneri i saj të bashkëpunojë me Dhurata Dorën ndërsa këngëtarja që nuk do donte ta shihte në një bashkëpunim Gjikon është Remzije Osmani; kjo për arsye se nuk shkojnë fare në një projekt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat