Elita Rudi dhe Milaim Zeka qajnë së bashku në studio pasi zbulojnë një sekret të përbashkët

Mediale Vip

Elita Rudi dhe Milaim Zeka qajnë së bashku në studio pasi zbulojnë një sekret të përbashkët

Më: 8 nëntor 2020 Në ora: 00:33
Elita Rudi dhe Milaim Zeka qajnë së bashku në studio pasi zbulojnë një sekret të përbashkët

Elita Rudi dhe Milaim Zeka janë përlotur në studio televizive.

Dy nga çiftet e sotme në “Shiko Kush LUAN” ishin Milaim Zeka dhe partnerja e tij, Edlira Qefalija në anën tjetër ishin Gjiko së bashku me partneren e tij Elita Rudin.

Siç të gjithë e dimë tashmë, Gjiko u shpreh para disa javësh publikisht se nuk do dëshironte që Elita ta ftonte Milaim Zekën në të ardhmen në emisionin e saj, pasi sipas reperit ai “është pak i rëndë”.

Ndërsa në mbrëmjen e sotme, Milaim Zeka është sqaruar duke thënë me shaka se batuta që ai ka përdorur dikur për moderatoren ka qenë thjeshtë një kompliment për këtë të fundit dhe se pas sqarimit të situatës, gazetari i ka rrëfyer Gjikos një sekret të Elitës, që i bëri të përloten të gjithë.

“Gjiko dëshiroj të të them një sekret të nuses tënde, meqenëse jemi këtu te Luana, e kam patur gjithmonë dëshirë ta them publikisht. Elita e ka ndihmuar djalin e motrës sime kur ai ka qenë me kancer, kështu që e falenderoj shumë”, duke falenderuar mes lotësh Elitën dhe vazhdoi duke i thënë Gjikos se sa me fat është.

“Ti ke patur fat që ke marrë një njeri si Elita, njejtë ajo për ty! Elita ka dalë në rrugë bashkë me mua dhe kemi mbledhur para për shërimin e tij edhe pse ai ka vdekur. Besoj që ka qenë vendi dhe momenti më i mrekullueshëm me i shpreh respekt dhe falenderim Elitës për këtë, në mënyrë që Elita të jetë shembull për vajzat dhe të tjerë. Të jetë një kujtim për vajzën kur të lindë e të thotë “Mami e ka bërë këtë të mirë”, përfundoi Milaimi, teksa preku me këtë rrëfim gjithë publikun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat