“Kura natyrale anti-virus”, Bieta e Kroi sfidojnë temperaturat dhe lahen në det

Mediale Vip

“Kura natyrale anti-virus”, Bieta e Kroi sfidojnë temperaturat dhe lahen në det

Më: 8 nëntor 2020 Në ora: 08:00
Bieta Sulo

Temperaturat e larta, aspak të zakonshme për këtë periudhë, i kanë bërë njerëzit që t;i drejtohen bregdetit. Disa e kanë zgjedhur thjesht për një shëtitje, mirëpo ka pasur dhe guximtarë që janë futur të lahen në ujë.

Bieta Sulo bashkë me të voglin e saj, Kroin, ka zgjedhur të bëjë pikërisht këtë gjë. Ajo ka treguar se ka veshur rrobat e plazhit dhe ka nxituar drejt jugut për të marrë disa rreze dielli me familjen. Moderatorja ka ndarë në rrjete sociale video duke luajtur në ujë bashkë me Kroin dhe duket se këtë moment e ka shijuar shumë.

“Kura natyrale anti-virus… diell, kripë, jod dhe Kroi kampioni”, ka shrkuar Bieta përkrah videos.

Ky veprim i ka befasuar ndjekësit e moderatores, të cilët e kanë pasur të vështirë ta besojnë që është larë në det. Kujtojmë se Bieta shfaqet në ekran me emsionin “Ftesë në 5” nga e hëna në të premte, ndaj zgjedh gjithmonë që fundjavat t’i kalojë me familjen e saj.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Kura natyrale anti-virus... diell, kripe, jod ... dhe Kroi kampioni ?? 7.11.2020

A post shared by Bieta Sulo (@bietasulo) on

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat