Dalin në shitje biletat e koncertit virtual të Dua Lipës

Mediale Vip

Dalin në shitje biletat e koncertit virtual të Dua Lipës

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 15:17
Dua Lipa

Biletat për koncertin virtual të Dua Lipas “Studio 2054 “ tashmë janë në shitje në Festtix, platformën më të re ndërkombëtare për menaxhimin e eventeve.

Koncerti do të bëhet më 27 nëntor në orën 21:30 në LIVENow.

“E xhiruar live në një depo massive në Londër, ‘Studio 2054’ do të jetë festim i jokonvencionales dhe unikes. Dua do të lëvizë nëpër setet e krijuara posaçërisht për shfaqje, ndërsa ofron një shfaqje surreale televizive në disko me rrota, vallëzimeve ekstatike, në skena të lëvizshme, sallone të modës dhe dhoma të zhveshjes të bëra për diva. Me perfomanca të pjesëve të albumit “Future Nostalgia”, “Club Future Nostalgia” dhe albumin e saj debutues, asaj do t’i bashkohen edhe shumë super-yje botërore të muzikës që janë ftuar të papritur, për të dhënë një shpërthim euforik lumturie dhe kohë të mira”, thuhet në njoftimin për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat