Luana Vjollca nis punën për këngën e re, fotografohet në studion e producentit Bini Nebihu

Mediale Vip

Luana Vjollca nis punën për këngën e re, fotografohet në studion e producentit Bini Nebihu

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 15:49
Luana Vjollca

Këngëtarja dhe prezantuesja shqiptare, Luana Vjollca, gjatë kësaj kohe ka qenë më e fokusuar në emisionin e saj “Shiko kush Luan”.

Ndonëse është mjaft e angazhuar, ajo së fundmi ka bërë të ditur se ka filluar punën për projektin e ri muzikor.

Artistja, e cila numëron 1.9 milion ndjekës në Instagram, njoftoi se ishte në Kosovë për të punuar në këngën e re.

Në bazë të disa fotografive që ka ndarë në InstaStory, Luana duket se ka qenë në studion e producentit Bini Diez.

Ajo mes tjerash tregon se këtë herë ka realizuar vet vijën melodike të këngës, edhe pse nuk ka zbuluar më shumë detaje për fansat.

“Këngë nga shpirti. Çfarë zhanri mendoni?”, ka shkruar ajo.

“Vijat melodike për herë të parë vet nga shpirti”, ka qenë mbishkrimi i postimit të radhës.

Sa i përket projekteve muzikore, “Locos” mbetet kënga e fundit e lansuar nga Luana në bashkëpunim me Jay Santos. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat