Kjo është arsyeja e rikthimit të Adele në Londër

Mediale Vip

Kjo është arsyeja e rikthimit të Adele në Londër

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 22:20
Adele

Adele është rikthyer në Mbretërinë e Bashkuar, ndërkohë që është shumë afër realizimit të albumit të saj më të ri, shkruajnë mediat e huaja.

Ky album i cili është në prag të përfundimit po pritet me padurim nga fansat.

Së fundmi këngëtarja tha se albumi i saj “nuk është ende gati” dhe tashmë ajo ka ardhur në shtëpi për ta realizuar atë.

“Adele dëshiron të mos vihet re gjatë kohës që do të qëndrojë në Londër dhe këtë gjë mund ta bëjë fare lehtë me një maskë në fytyrë. Njerëzit nuk e njohin atë si dikur gjithsesi. Ajo nuk ka qenë në gjendje të publikojë këngë të re, por tashmë është plotësisht e përqëndruar për të realizuar siç duhet çdo pjesë të albumit”, thanë disa burime për The Sun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat