Krijuesi i ‘Scooby-Doo’, Ken Spears ndërron jetë në moshën 82 vjeçare

Mediale Vip

Krijuesi i ‘Scooby-Doo’, Ken Spears ndërron jetë në moshën 82 vjeçare

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 08:47
Ken Spears

Ken Spears, njëri nga ideatorët e filmit të famshëm për fëmijë ‘Scooby-Doo”, ka vdekur në moshën 82 vjeçare.

Djali i tij, Kevin, ka konfirmuar lajmin për Variety dhe The Hollywood Reporter që Spears ka vdekur të premten nga ndërlikimet që lidhen me demencën e trupit Lewy.

“Ken gjithmonë do të kujtohet për punën e tij, dashurinë dhe besnikërinë ndaj familjes”, ka thënë Kevin Spears. “Ken nuk ka bërë gjëra të bukura vetëm për familjen, por ai ka prekur të gjitha si krijues i Scooby Doo. Ishte një model për gjithë jetën dhe ai do të vazhdojë të jetojë në zemrat tona”.

Sipas Variety, Spears ka lënë pas dy djem, Kevin dhe Chris.

I njëjti krijoi filmin ‘Scooby Doo, Where Are You’ në vitin 1969 së bashku me Joe Ruby.

Dyshja e famshme po ashtu kanë krijuar edhe “Dynomutt” dhe “Jabberjaw” për CBS dhe Hanna-Barbera.

Ruby ndërkohë vdiq në gusht në moshën 87 vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat