Akuzat për ndërhyrje kirurgjikale, Lei Kraja publikon fotot dhe e vërteton njëherë e mirë: Buzët e mia s’janë të bëra

Mediale Vip

Akuzat për ndërhyrje kirurgjikale, Lei Kraja publikon fotot dhe e vërteton njëherë e mirë: Buzët e mia s’janë të bëra

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 12:52
Lei Kraja

Lei Kraja është shprehur se nuk ka kryer asnjëherë ndërhyrje kirurgjikale.

Por disa prej fansave e kanë akuzuar se ka bërë buzët, por e mban të fshehtë.

Dhe për të “miliontën herë”, moderatorja e sportit sqaroi se janë buzët e saj dhe s’ka bërë operacion plastik për ti zmadhuar.

Image

Ndërsa u kërkoi që të bëjnë kërkime në internet për të kuptuar dallimin midis buzëve të bëra dhe atyre reale.

“Për të miliontën herë, buzët e mia nuk janë të bëra, apo ndonjë gjë tjetër. Lexoni në internet ndryshimin midis buzëve të bëra dhe atyre reale, që të mos i komentoni më,”- shkroi Lei Kraja, krahas një foto ku dukeshin buzët e saj nga afër.

Për të vërtetuar fjalët e saj, moderatorja publikoi një foto kur ishte fëmijë me buzët e mëdha.

Ndërsa siguroi ndjekësit se nëse kryen ndërhyrje kirurgjikale, do e ndajë lajmin edhe me ata.

“Njëherë e përgjithmonë! Do ua tregoj nëse bëj ndërhyrje në fytyrë,”- përfundoi Lei Kraja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat