Kjo është Kim Kardashian apo Kylie Jenner?

Mediale Vip

Kjo është Kim Kardashian apo Kylie Jenner?

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 17:12
Kim Kardashian, Kylie Jenner

Kim Kardashian ka bërë lëmsh gjithë rrjetin me disa foto të publikuara së fundmi në rrjete sociale. Ylli i Kepeping Up With The Kardashians ka ndarë në Instagram disa fotografi të saj, por në to ajo shfaqet aq ndryshe sa fansat e kanë ngatërruar me motrën e saj të vogël, Kylie Jenner.

Në foto Kim shfaqet e veshur me një palë reçipeta të zeza dhe pantallona të shkurtra duke pozuar pranë detit, në të njëjtin vend ku festoi 40-vjetorin e lindjes. Menjëherë pas postimit të fotove, fansat vërshuan në komente duke i vënë në dukje faktin se ajo duket shumë ndryshe dhe se ngjan me Kylie-n.

“Dukesh më shumë si Kylie këtu. Oh Zot”, shkroi dikush, ndërkohë që një tjetër ju përgjigj: “Oh Zot mendova se ishte Kylie”.

Një ndjekës tjetër komentoi: “Fytyra e Kim duket shumë ndryshe!”.

Image
Kardashian

Kim kohët e fundit ka qenë mbështetja më e madhe e Kanye West, pas pjesëmarrjes së tij në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Reperi nuk arriti të triumfonte, duke grumbulluare në total vetëm 60 mijë vota. Pas shpalljes së rezultatit final dhe pranimit të humbjes nga ana e West, Kim përgëzoi publikisht Joe Biden për fitoren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat