Afërdita tregon barkun e rrumbullakosur

Mediale Vip

Afërdita tregon barkun e rrumbullakosur

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 17:28
Afërdita Dreshaj

Afërdita Dreshaj dhe sportisti çek, Jakub Kindl, shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë.

Këngëtarja do të sjellë në jetë një djalë, ndërsa ky lajm i bukur bëri xhiron e rrjetit pak javë më parë.

Pasi zbuluan gjininë në mënyrën më të bukur, Afërdita dhe partneri kanë treguar se i kanë nisur përgatitjet për bebushin që tani.

Për shkak të trupit të saj “fit” dhe frekuentimit rregullisht të palestrës, barku i rrumbullakosur i Afërditës ka qenë i vështirë për t’u dalluar.

Madje, ndjekësit e kanë akuzuar atë se “po mashtron”, pasi s’ka asnjë bebush në barkun e sheshtë.

Image
Afërdita Dreshaj

Por, këto akuza Afërdita ‘po i hedh poshtë’ çdo ditë. Teksa na tregon mbarëvajtjen e shtatzënisë së saj, këngëtarja ndan edhe poza me barkun e rrumbullakosur i cili tashmë mund të dallohet fare lehtë, si në foton e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat