Nora Istrefi sapo na tregoi fiksimin e saj për filmat shqiptarë!

Mediale Vip

Nora Istrefi sapo na tregoi fiksimin e saj për filmat shqiptarë!

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 23:53
Nora Istrefi

Njerëzit në vendin tonë ndahen në disa kategori sa i përket raportit me filmat e vjetër shqiptarë. Si fillim, janë ata njerëz që dinë çdo batutë e skenë të mundshme. Kryesisht janë persona mbi 40 vjeç.

Më pas vjen kategori që nuk i di batutat, por ka parë disa filma dhe njeh disa prej emrave më të njohur të kinematografisë shqiptare. Në këtë grup bëjnë pjesë kryesisht persona nga 25-40 vjeç.

Dhe kategori e fundit, ku janë ata persona që kanë parë vetëm copëza skenash kur prindërit e tyre i kanë “detyruar” të shohin me ta një film shqiptar. E kuptueshme, po flasim për persona nën 25 vjeç.

Pavarësisht debateve të shumta, filmat shqiptarë mbetet një nga vlerat më të çmuara të kulturës sonë. E këtë duket se e di shumë mirë edhe Nora Istrefi.

Nëpërmjet një Instastory, ajo ka treguar se mbrëmjen e sotme ka parë një film shqiptar, pikërisht “Muri i gjallë”, për të cilin madje ka treguar se është edhe filmi i saj i preferuar i të gjitha kohërave.

Ky film është prodhuar në Shqipëri në vitin 1989 dhe ka një kast me disa prej emrave ikonikë, siç janë: Ilir Borodani, Edmond Budina, Rajmonda Bulku, Luiza Xhuvani.

Filmi bazohet dhe zhvillon subjektin e një legjende të njohur të sakrificës në kështjellën e Rozafës si një interpretim i lirë i asaj që njerëzit kanë ruajtur në shekuj.

Tre vëllezër të martuar vendosin të sakrifikojnë në kështjellë gruan që do tu shpjerë drekën në mënyrë që muri të mos rrëzohet përsëri në tokë.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat