Noizy dhe Tayna më në fund po sjellin këngën e shumëpërfolur?

Mediale Vip

Noizy dhe Tayna më në fund po sjellin këngën e shumëpërfolur?

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 23:55
Noizy dhe Tayna

Në rrjet po flitet sërish për një bashkëpunim të mundshëm mes Tayna-s dhe Noizyt dhe fansat kanë filluar të thurin ëndrra.

Shkak është bërë fakti se të dy ndodhen në jug të vendit prej nga ku kanë postuar edhe një video, ku shihen saktësisht në të njëjtin vend.

Reperja ndodhet prej ditësh në bregdetin shqiptar, kurse Noizy ka udhëtuar drejt këtij destinacioni ditën e sotme.

Image
Insta

Megjithatë, ata ende nuk ndiqen në Instagram, nëse do e marrim këtë si një tregues.

Kujtojmë se edhe në janar të 2019 u përfol se dy artistët po sjellnin një bashkëpunim, megjithatë asgjë nuk u konkretizua.

Sakaq, ata pushtuan rrjetet sociale dy muaj më pas, pasi ndodheshin të dy në Tajlandë, por e gjitha rezultoi një rastësi.

A do jetë kjo e treta e vërteta? Mbetet për tu parë, por ne shpresojmë që po.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat