“Mos ia fut shoqnisë”, thumbi i hidhur i Dojna Memës

Mediale Vip

“Mos ia fut shoqnisë”, thumbi i hidhur i Dojna Memës

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 12:33
Dojna Mema

Dojna Mema është një ndër moderatoret më të mira e më premtuese të ekranit shqiptar. Ajo është shumë aktive në rrjete sociale, ku publikon vazhdimisht foto të ndryshme.

Së fundmi, moderatorja e njohur ka postuar foto në rrjetin e saj social Instagram me dy kuaj, që ajo i konsideron “shokë të ngushtë”. Fjalët e Dojnës janë ato që kanë marrë vëmendjen në rrjet, pasi siç duket ky është një thumb i hidhur, por nuk dihet se kujt ia dedikon moderatorja.

“Ky është Charlie, shoku im i ngushtë por sot Charlie të afrohej kur i dilje përballë duke e parë drejt e në sy dhe të shkelmonte nëse i shkoje nga pas. Bëhu edhe ti si Charlie ‘mos ja fut shoqnisë’, por dërgoji në të sëmës nëse ‘shoqnia ta fut ty’”

Moderatoja vijon përsëri në postimin e radhës:

“Kurse ky është Tomi  Tomit i pëlqente “La Dolce Vita” bazuar në shume bar, pushim dhe hera herës vrap (por jo shumë, mos e tepro). Ama Tomi kishte nje gje te mire. Jetonte per qejf dhe nuk i çante “menderen” gjithë dynjasë. Bëhu dhe ti si Tomi. Jeto dhe lër të tjerët të jetojnë “-janë fjalët e Dojnës që morën mbështetjen e personazheve të njohur dhe fansave kuriozë të cilët duan të dinë për kë bëhet fjalë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat