“I frikësohet të atit”- Britney Spears do largohet nga muzika nëse babai i saj vazhdon të mbajë ‘pushtetin’ mbi të

Mediale Vip

“I frikësohet të atit”- Britney Spears do largohet nga muzika nëse babai i saj vazhdon të mbajë ‘pushtetin’ mbi të

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 12:37
Britney Spears

Britney Spears nuk do të ngjitet më në skenë nëse gjykata nuk i heq babait të saj kujdestarinë mbi të.

Avokati i ylli botëror tha në gjykatë se këngëtarja ka frikë nga babai i saj dhe nuk do ta vazhdojë karrierën për sa kohë që ai ka pushtet mbi të.

Gjykatësja nuk pranoi të pezullojë James Spears nga kontrolli që ka ai mbi jetën dhe karrierën e vajzës prej 12 vitesh.

Por gjykatësja tha se do merrte parasysh kërkesat e ardhshme për pezullimin ose heqjen e plotë të kujdestarisë së James Spears mbi Britney.

“Klientja ime më informoi se ka frikë nga babai saj,”– tha Ingham para gjykatës. “Ajo nuk do të performojë më nëse i ati vazhdon të mbajë kujdestarinë e Spears.”

Ylli i popit është shkëputur nga muzika që nga fillimi i vitit 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat