Niko Peleshi s’mund të merrte dhuratë më të bukur se ky urim i Aleksias!

Mediale Vip

Niko Peleshi s’mund të merrte dhuratë më të bukur se ky urim i Aleksias!

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 15:45
Aleksia, Niko Peleshi

Vajza e politikanit të njohur Niko Peleshi, Aleksia, është tepër aktive në rrjete sociale dhe tërheq shpesh vëmendjen me postimet e saj.

Herë pas here, 18-vjeçarja ndan momente me të atin, për të cilin gjithmonë ka shprehur publikisht vlerësimin e saj të madh.

Aleksia nuk lë rast pa treguar se Niko Peleshi është idhulli i saj, ashtu siç ka bërë edhe sot.

Politikani mbush plot 50 vite jetë dhe në profilin e Aleksias nuk mungoi një foto e ëmbël me babain dhe tortën e ditëlindjes.

Madje, urimi që ajo i bën babait është dhurata më e bukur që Peleshi mund të merrte.

“Une mund te mos jem bija e persosur dhe aq me pak aq e persosur sa e meriton ti, por ti je padyshim babai dhe njeriu me i persosur qe dikush mund te kerkoje. Kur isha e vogel dhe me pyesnin kush ishte idhulli im, gjithmone pergjigjesha “babi”. Kjo pergjigje mbetet po e njejta edhe sot. Gezuar ditelindjen miku im me i mire!”- ka shkruar Aleksia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat