Dua Lipa zbulon se si videoja që u bë virale dy vite më parë e bëri meme dhe i shkaktoi probleme me shëndetin mendor: U përballa me bullizëm

Mediale Vip

Dua Lipa zbulon se si videoja që u bë virale dy vite më parë e bëri meme dhe i shkaktoi probleme me shëndetin mendor: U përballa me bullizëm

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 17:09
Dua Lipa

Karriera e Dua Lipa-s filloi të ngjiste shkallët drejt një suksesi më të madh pas publikimit të albumit të saj të parë , që i dha sukses të jashtëzakonshëm.

Por, një video e saj që u bë virale në rrjet u kthye në meme duke i shkaktuar edhe probleme me shëndetin mendor, raporton “Daily Mail”.

Këngëtarja ka folur së fundmi në lidhje me këtë periudhë të vështirë në jetën e saj për revistën “Attitude”.

Image

“U përballa me bullizëm në fund të videos sime të parë dhe kjo më shkaktoi shumë ankth dhe më mërziti dhe më bëri të ndihesha se nuk isha mjaftueshëm e mirë e se nuk duhej të isha në skenë”, – ka thënë Dua.

Këngëtarja mendoi se videoja i dha një reputacion të keq, ndërsa të tjerët filluan të vinin në dyshim praninë e saj në skenë dhe dhe ajo kishte frikë të dilte sërish për të performuar.

Pasi videoja u bë virale, këngëtarja fitoi çmimin “Grammy” si “Artistja e re më e mirë” dhe “kënga më e mirë dance” në vitin 2019-të. Por Dua ka treguar se pavarësisht se ajo fitoi dy çmime, kishte ende nga ata që dyshonin në talentin e saj.

“Edhe pas Grammy-t, disa njerëz thoshin: ‘Epo, ajo nuk e meriton atë’,”- tregoi Dua Lipa.

“Për një kohë të shkurtër më solli probleme me shëndetin mendor. Ngjitesha në skenë dhe nëse shikoja dikë duke më filmuar unë mendoja me vete ‘Po më filmojnë, sepse duan ta mbajnë videon dhe kështu do qeshin me mua’”,- ka rrëfyer artistja me origjinë shqiptare.

Ajo ka shtuar se pavarësisht gjithçkaje kjo gjë e ka ndihmuar shumë për t’u bërë me fortë dhe për të njohur më të mirat e vetes.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat